Rreth Nesh

Arta Jakupi

RESORTI TURISTIK
VALI RANCH

Ne reliefet e mrekullueshme te anamoraves, me nje pozicion mjaft piktoresk zë vend Vali Ranch, resort turistik me te gjitha aktivitetet hotelerike dhe rekreative, duke filluar prej ushqimit tejet cilesore te kuzhines tradicionale dhe atyre nderkombetare, e deri te menyrat e ndryshme te rekreacionit dhe argetimit.
Vali Ranch ka filluar se punuari me 2006, si nje restaurant me ranc te kuajve, e qe me gradualisht, fale punes tone dhe kerkesave te klientave tane, tanime jemi nje resort turistik me plote kuptimin e fjales.Vali Ranch ka kapacitet per te gjitha llojet e organizimeve.
Fale 3 restaurantave, ju ofrojme te gjitha llojet e organizimeve, qofshin biznesore apo familjare, ahengjeve te natyrave te ndryshme, qofshin ato ne natyre te hapur te terracave tona, apo ne brendesi. Per femijet jane ne funksion kendet e lojrave, mini formula, kafshe te rralla si lamat, alpakat, koy fish japonez etj.
Ne ranchin tone ju mund te kaleroni te gjitha llojet e kuajve, brenda poligonit apo edhe te dilni per shetitje ne natyre.
Per degustuesit, Vali Ranch ka ne posedim edhe bodrumin e veres, me shume lloje te vererave, nga te gjitha varietetet e rrushit.
Ne perfundim e siper eshte edhe hoteli Queen Vali Pallace, hotel me 5 yje, dhe sipas standardeve me te larta nderkombetare, duke perfshire sallen per dasma, suita te ndryshme, sauna, e shume modalitete shtese.
Resorti yne ofron nje relaksim absolut duke ofruar sherbime dhe argetim e rekreacion per te gjithe.

Ushqim Cilësor

Ahengje familjare

Konferenca, trajnime

Relaksim ne natyre

Kalerim me kuaj

Bodrumi i veres

Argetim per femije

Qasje ne internet