Kompleksi Turistik VALI RANCH 

Kafshë dhe natyrë - rekreacion për të rritur dhe fëmijë

Mirësevini në Ranch-in tonë - shumë afër Gjilanit, në Kosovë. Në kodrinat e mrekullueshme në juglindje të Kosovës, qëndrojnë në harmoni të plotë, pranë e pranë: stallat, restorani dhe fusha e "minigolf-it".

Kënaqësi me natyrën dhe kafshët - këtë ndjenjë duam t'ua përcjellim gjatë qëndrimit tuaj në Ranch-in tonë.

Një ushqim i këndshëm në restaurantet tona të rehatshëm ose në terraca, nën qiell të hapur e rrumbullakson ditën tuaj me specialitete gastronomike.

 

Kalërim & Minigolf

"Auf dem Rücken der Pferde liegt das Glück der Erde" shqip: "Mbi shpinë të kalit rri lumturia e botës"

 

Ne ofrojmë kalërim me poni për të vegjlit si dhe orë kalërimi për të rritur dhe fëmijë. Një vrap kali në natyrën tonë të mrekullueshme do të mbetet i paharrueshëm për Ju.

 

E parapëlqeni qetësinë - zbulojeni pejzazhin tonë me pajton. Dasma apo ahengje familjare - ne e bëjmë festën tuaj të paharrueshme. 

 

E paparë në Kosovë: Minigolf - argëtim në kohë të lirë, për të rinjë dhe për të moshuar. Përjetoni çaste të bukura me familjen, miqtë, nxënësit tuaj etj.

 

 

 

 

Fragen / Hinweise

Bei Fragen, Hinweisen oder Anregungen nehmen Sie bitte mit uns Kontakt auf.