HORSES
BY VALI RANCH
Kuajt dhe kalërimin si aktivitet i kemi si gurëthemel i identitetit tonë si VALI RANCH Resort
I gjithe resorti ynë mund të themi lirisht që pikënisje e ka pas ranchin e kuajve. Në fillim kemi startuar me idenë që të ndërtojmë një ranch të kuajve, për nevoja personale dhe të miqëve tanë. Gradualisht vit pas viti ne u rritëm dhe tani jemi një ndër top destinacionet në tërë rajonin e më gjërë.
Mirëpo, kuajt e kalërimi jane identiteti i VALI RANCH Resort. Kalërimin e konsiderojmë si një sport e atraksion fisnik, e që prej se egziston historia e njerëzimit, lidhja e njeriut me kalin si kafshë, ka qenë e pazevendësueshme, si një krah i djathë për çdo punë e çdo betejë. Sot, ne kohërat moderne, si pas ngarkesës e sfidave tona ditore, kalërimin e kemi dhe e ofrojmë për të gjithë, si aktivitet relaksues dhe lidhje me natyrën dhe kafshët.
Ju ftojmë që të na vizitoni dhe kalëroni kuajt tanë të racave më të mira për kalërim.